Pjesët dhe kompatibiliteti

Gjeni pjesën. Ne gjejmë zgjidhjen.

Nga identifikimi i alternativave kompatibile deri te sigurimi dhe transporti nga SHBA, USWAY ju ndihmon ta mbani veturën tuaj në rrugë.

Pjesë origjinale, alternativa kompatibile dhe ndihmë konkrete për porosi.

  1. 01

    Pjesët nuk janë aq të rralla sa mendoni

    Veturat amerikane nuk janë të izoluara nga tregu global i pjesëve. Shumë komponentë të automjeteve prodhohen nga të njëjtët furnizues dhe përdoren në modele, marka dhe tregje të ndryshme.

    Përveç pjesës origjinale, në shumë raste ekzistojnë edhe alternativa kompatibile që mundësojnë mirëmbajtje më të lehtë dhe më ekonomike. Siç mund të verifikoni përmes hulumtimit ose konsultimit me mjete të inteligjencës artificiale, shumë pjesë të veturave evropiane janë kompatibile dhe mund të përdoren në vetura amerikane.

  2. 02

    Nuk e gjeni pjesën? Na tregoni çfarë ju nevojitet

    Nëse një pjesë specifike nuk gjendet lehtë në tregun lokal apo evropian, USWAY mund t'ju ndihmojë me identifikimin dhe sigurimin e saj nga SHBA.

    Transportin e pjesës mund ta përfshijmë në dërgesat tona të rregullta të veturave, me një kosto dukshëm më të ulët sesa transportimi i veçantë i një pjese.

    Kërkoni një pjesë
  3. 03

    Në zhvillim

    Së shpejti: USWAY Parts

    Po ndërtojmë një zgjidhje më të avancuar për sigurimin e pjesëve të veturave amerikane, me identifikim sipas VIN-it, Part Number-it dhe kompatibilitetit.

    Qëllimi është ta bëjmë procesin e gjetjes dhe porositjes së pjesëve edhe më të thjeshtë, më të saktë dhe më transparent.

Keni një pjesë specifike në mendje?

Na dërgoni VIN-in, Part Number-in ose të dhënat e veturës dhe ne do ta shqyrtojmë kërkesën.

Na kontaktoni